FOTO-EMRAT/ Aksident, përplasen 2 “Benz-at”, plagosen 2 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Ruzhdie në Patos.

Një automjet tip“ Benz Kamioncinë” me drejtues Leonard Shehaj, banues në Patos është goditur me automjetin tip “ Benz” të drejtuar nga Agim Kamberi.

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i benzit së bashku me pasagjerin Bashkim Danaj kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kétij aksidenti.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur