Policia e Korçës ka zbardhur detaje të reja sa i përket 47-vjeçarit M.Ç, i cili u gjet i vdekur një ditë më parë në anë të rrugës brenda mjetit të tij.

Sipas policisë 47-vjeçari para se të humbte jetën ka qenë në shoqërinë e 37-vjeçares V.Sh me të cilën ka qenë duke kryer marrdhënie seskuale kunderejt pagesës.

Grupi hetimor ka hapur telefonin e viktimës për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37-vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit. Ndërkohë sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartëmonedhë 500 lekëshe të reja.