Arrestohet 33-vjeçari, ishte në kërkim për drogë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 33 vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova.

Ndaj këtij shtetasi, gjykata e Pejës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për ekstradimin e 33-vjeçarit.

Share This Article