Seksioni për Hetimin e Narkotikëve Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 22 vjeç dhe për një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Ditën e djeshme, 16-vjeçari dyshohet se i ka dhënë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një 14-vjeçari, i cili pas konsumimit të saj është paraqitur në spital, me probleme shëndetësore, ndërsa 22-vjeçari ka qenë prezent gjatë këtij rasti, por nuk ka ndërhyrë dhe as nuk ka kallëzuar në Polici. 14-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 16-vjeçarit, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.