Shqiptari 37-vjeçar gjendet i pajetë në burgun grek

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy të burgosur janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos në Greqi. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar grek.

Pas ardhjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte humbur jetën, ndërsa 38-vjeçari grek u transportua me ambulancë në spitalin “Amfisa” dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.

Share This Article