Është shpallur në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme i cili akuzohet se përdhunoi për 4 vite të miturën në Maliq.
Sheme dyshohet se është arratisur drejt shtetit grek ku jeton prej vitesh i vëllai. Policia ka kryer kontrolle në banesat e të afërmve dhe miqve të tij në disa fshatra të Korçës, por pa rezultat.
Pas informacioneve të grumbulluar nga policia, Prokuroria e Korçës nxori urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme, urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar, si edhe po komunikohet me homologët për të arritur në arrestimin e 43 vjeçarit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth 1 javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasi e mitura 16 vjeçare denoncoi në polici abuzimin që 43-vjeçari bëri me të që në moshën 12 vjeçare.