Oficeri i Postes Kufitare te Peshkepise, Gjirokaster, Fatmir Shehu, i cili ra ne krye te detyres 30 vite me pare, eshte nderuar nga Bashkia e Menaliajt me titullin e larte ”Qytetar Nderi”.

Ka qene iniciative e kryebashkiakut memaljot, Albert Malaj, qe te vleresonte nje prej ushtarakeve te vrare nga nje grup i armatosur grek ne prill te 1994 ne Posten Kufitare te Peshkepise.

Ceremonia e vleresimit te oficerit Fatmir Shehu eshte irganizuar mesditen e sotme.

Kete titull e ka dorezuar tek i biri dhe vellai i oficerit te ndjere perkatesisht Ervis dhe Fiqiri Shehu, vete kryebashkiaku Albert Malaj.

Motivacioni i ketij vleresimi eshte “Për kontributin e dhënë ne mbrojtje te kufijve te Shqipërisë, duke dhënë jetën në krye të detyrës për mbrojtjen e jetës së ushtarakeve tê tjerë te Postës Kufitare të Peshkëpisë, Gjirokastër”.

Nga ana e tyre familjaret e oficerit Fatmir Shehu, kane vleresuar kete nderim.