Një mobileri është përfshirë nga flakët këtë të martë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth në lagjen “Daniel Matlia”.
Ngjarja dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilerisë ka rënë zjarr. Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e mobilerisë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësit që po punojnë për të shuar flakët.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.