Pas arrestimit të Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, janë konfirmuar masat e sigurisë për dy persona të tjerë të lidhur me këtë dosje të SPAK-ut.

Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, është vendosur nën “arrest shtëpiak”, ndërsa Ema Çokua ka marrë masën e “detyrimit për paraqitje”. Po ashtu, edhe Monika Kryemadhi është njoftuar për masën e detyrimit për paraqitje.

Hetimet në këtë rast mbeten aktive dhe në proces, duke u mbështetur edhe nga operacioni i BKH.

Këto zhvillime ngrejnë më shumë pyetje mbi thellësinë e hetimeve dhe ndikimin e mundshëm të këtyre akuzave në skenën politike shqiptare.