Një aksident automobilistik është regjistruar mbremjen e kësaj së enjteje në autostradën “Levan–Tepelenë”, në vendin e njohur si Poçem.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “ Ford” janë përplasur kokë më kokë, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat kanë bërë té mjndur sigurimin e zonës dhe menaxhimin e qarkullimit rrugor.
Në ndihmë të të lënduarve ka shkuar një autoambulancë e cila i ka transportuar të plagosurit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore ndérsa grupi hetimor po punon pér përcaktimin e rrethanave të kë këtij aksidenti.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident.




