EMRAT/ Kadastra, 12 të arrestuar dhe nën hetim, akuzohen për tjetërsim pronash

Jugulajm.net
2 Min Read

Një aksion i gjerë është zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje në Kadastrën e Durrësit, ku 12 persona janë vënë nën hetim, disa prej tyre u arrestuan.

Mes tyre ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucionit, të cilët dyshohen për përfshirje në tjetërsim pronash. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit prej të dyshuarve në këtë çështje.

Personat e akuzuar

Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprën penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Besnik Xhafa – arrest shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje,  i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Jonida Mergeja – detyrim paraqitje, e dyshuar për veprëm penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje i dyshuar “Shpërdorimit të detyrës”

Artur Çobani – detyrim paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Share This Article