Një i dënuar 73-vjeçar, i identifikuar si B. Ll., ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në burgun e Vlorës.
Sipas raportimeve zyrtare, i dënuari është ndjerë keq dhe është transportuar në spitalin e Vlorës rreth orës 09:20, por ka humbur jetën pak më vonë.
Paraprakisht, autoritetet dyshojnë se 73-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Viktima ishte duke vuajtur dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Aktualisht, po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin e shkakut të saktë të humbjes së jetës.