Një çift bashkëshortësh kanë rënë në prangat e Policisë, pasi u kapën duke u kujdesur për 17 bimë narkotike kanabisi.
Sipas raportimeve, Policia e Fierit ka arrestuar 51-vjeçarin me inicialet S.M., ndërsa për shtetasen B.M., 48 vjeçe, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin, në lagjen “Belishovë”, në fshatin Cakran, u kapën në flagrancë, duke u kujdesur për 17 bimë narkotike, shtetasi S. M., 51 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja B. M., 48 vjeç, të dy banues në fshatin Gorishovë.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi S. M. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.




