Bashkitë, jo vetëm Tirana, ja ku pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme…

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, duke deklaruar se kryeqyteti duhet t’i rikthehet normalitetit pas 7 muajsh mungesë të kryetarit aktual, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.

Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste për garën në kryeqytet.

Përveç Tiranës, edhe Bashkia e Cërrikut pritet të shkojë në zgjedhje pas emërimit të kryebashkiakut Andis Salla si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në listën e bashkive që do të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme përfshihen gjithashtu Berati, Tepelena dhe Mati.

Kryebashkiakët e këtyre qyteteve – Ervin Demo (Berat), Tërmet Peçi (Tepelenë) dhe Agron Malaj (Mat) – fituan mandate deputetësh në zgjedhjet e 11 majit.

Share This Article