EMRI-FOTO/ Dhunohet punonjësi i Policisë Bashkiake, procedohen babë e bir

Jugulajm.net
1 Min Read

Një punonjës i Policisë Bashkiake në Vlorë, është dhunuar nga dy persona, babë e bir.

Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç babë e bir, të dy banues në Bestrovë.

Ata akuzohen se ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte Bruno Jazaj, 37 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, jashtë orarit të punës.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur