hërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike, kryesisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriperëndimit, jug dhe relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.
Në këto zona vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.