Mungoi në GJKKO, avokati: Ajola Xoxa është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Jugulajm.net
1 Min Read

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm avokati i saj, Maks Haxhia, i cili deklaroi para trupës gjykuese se klientja e tij nuk mund të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore.

Sipas Haxhias, Xoxa është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar të paraqitet në gjykatë.

“Klientja është në pamundësi shëndetësore. Është shtatzënë dhe mjeku ia ka ndaluar të vijë në seancë. I kam kërkuar që të sjellë edhe aktin e mjekut,” u shpreh avokati.

Në sallë nuk është i pranishëm as kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Share This Article