Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka firmosur levizjen e parë në rang drejtorësh vendor.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një drejtues karriere si Dhimitraq Ziu.
Deri para pak ditësh ai mbante detyrën e drejtorit të drejtorise vendore Dibër, por tashmë ka marrë detyrë të re.
Ziu është ngarkuar me punë në drejtorinë e standartëve profesionale.
Në këtë detyrë ai zëvëndëson Bledar Çelikun.
Ndërkohë për pak javë ministria e Brendshme do të hap garen për përzgjedhjen e 12 drejtoreve vendore.
Nga kjo gare që do të zhvillohet me konkurs pritët të emerohen drejtuesit e rinj.
Edhe në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, shtoi se cdo drejtues policise do duhet ta meritoje vendin e tij të punës fale rezultateve që do të këtë.