Poshtërimi me vota që i bëri Tërmet Peçi, PDH të Kumbaros, nuk po përtypet dot nga ky i fundit.
Mësohet se ka dhjetë ditë që personi që u mor nga rruga prej Kumbaros dhe u katapultua për deputet, pa votuar një herë të vetme PS në jetën e vet, po i bën presion të përditshëm kryebashkiakut te Gjirokastrës, Flamur Golemit, për të hequr nga puna pjestarë të administratës bashkiake, që nuk votuan për të, apo që kishin dalë haptazi në mbështetje të Tërmet Peçit.
Javën e kaluar PDH i Kumbaros, është takuar pothuajse përditë me kryebashkiakun gjirokastrit, si e si për t’i mbushur mendjen që njerëzit e Tërmet Peçit, sidomos ata nga Picari (origjina e Tërmet Peçit) të qërrohen nga borderoja e Bashkisë së Gjirokastrës.
Në një moment, dialogu mes PDH dhe Golemit ka qenë i tillë bazuar mbi të dhënat e dêshmitarit “X”, që ka qenë i pranishëm:
PDH-Flamur (në fushatë i fliste kryetar) mi qërro këta lebërit e Tërmetit, që ke në bashki se ata nuk dëgjuan hallën (Mirelën) dhe as ty për të më votuar mua, madje të kam thënë dhe e di dhe vetë që ishin kundër meje.
Flamuri-O PDH, nuk bëhen këto gjëra sipas oreksit tënd. Ata janë anëtarë partie, socialistë me farë e me rrënjë. Nuk mundemi t’i heqim nga puna pa arsye.
PDH-Opo kështu siç të them unë, mi qërro lebërit e Tërmetit, tepelenasit që na zurën frymën. Po të jap listën urdhëro.
Flamuri-Ça është kjo?
PDH-Lista e personave që do t’i heqësh nga bashkia.
Flamuri lexon listën me emrat A.M, T.S, M.L, SH.H, B.B, etj etj
PDH-Siç të thashë këta janë personat që më kanë luftuar dhe halla (Mirela) i do të hequr nga puna.
Flamuri-Mirë mo mirë, por këta nuk votuan PD por PS që të bëri ty deputet.
PDH-O Flamur dëgjon ca po them, hiqi nuk dua t’i shikoj në punë më.
Flamuri merr telefonin dhe bën sms.
Pra ky dialog mes një vartësi dhe shefi, ka ndryshuar rolet pas 11 majit dhe kjo në favor të PDH të Kumbaros.
Tashmë kur opozita nuk ekziston më në Shqipëri, mbetet që mes socialistëve të ketë opozitë me njëri-tjetrin dhe lufta brenda llojit përherë përfundon në fatalitet politik. Ndërsa orekset e PDH për të zhdukur Tërmet Peçin nga skena politike me urdhër nga Kumbaro me soj-soj kontrollesh nga SPAK në Bashkinë e Tepelenës, me lloj e soj inskenimesh nga më perverse, që kishin për qëllim fundin tragjik të familjes së Peçit, janë tipike bolshevike dhe inspirim i një tagjie, që ushqen përditë njerëz pa skrupuj moralë e politikë.
Këtu do jemi dhe do shikojmë pasi kjo Gjirokastër ka parë me mijëra Mirela, Fjamuj e sejmenë të tyre rreth e rrotull ndër shekuj.