Një 57-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht sot me armën e gjuetisë që e mbante me leje.
Ngjarja ka ndoshur në fshatin Ura e Shtrejt, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.
Mësohet se 57-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i policisë, i cili po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Më shumë detaje do të jepen sapo hetimet të përfundojnë.




