Procedohen 2 përmetarë dhe 1 gjirokastrit, u kapën me sasi të vogla droge

Jugulajm.net
1 Min Read

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. M., 23 vjeç, A. S., 22 vjeç, të dy banues në Përmet dhe B. K., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi të vogla lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur