Stacioni i Policisë Dropull-Libohovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në Libohovë, pasi për motive të dobëta ka ofenduar dhe gjuajtur me gur shtetasin Sh. H., si dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.