Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. E., 33 vjeç, banues në Durrës, administrator i një firme, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Policisë, punonjësi i firmës, shtetasi E. K., 35 vjeç, banues në Lushnjë, duke transportuar pllaka mermeri, pa dokumentacionin përkatës.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.