Julia Iliriani, aktorja e njohur nga Tepelena ka rrëfyer në “S’e luan topi” momentet e vështira në fillimet e karrierës së saj, nga studente në përfshirjen në aktrim.

Aktorja tregon se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën ku studionte për aktrim, ndërsa flet për humbjen e disa roleve, për shkak se i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.

Në 92’ në akademi si ka qenë periudha në konvikt?

Julia: Kishte kërcënime, nuk ishte thjesht një ngacmim në rrugë, me ngacmimet jam mësuar. Por nuk më kanë ndodhur gjëra të tejskajshme, kam qenë e frikësuar

Ke thënë se ke humbur disa role?

Julia: Në atë kohë po, nuk e di se çfarë mendonin njerëzit…

Të ofronin një rol, në këmbim të një marrëdhënie me ty?

Julia: Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur, por në forma të tjera. Shumë gjërave u kam thënë jo. Humba disa role, por nuk më mërzit kjo gjë.