Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar në ishullin grek të Santorinit.
Sipas informacioneve paraprake, mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar ka qenë, duke drejtuar një motor në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur “kokë më kokë” me një automjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Makina drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila nuk ka pësuar lëndime.
Përplasja e rëndë shkaktoi plagosjen me pasojë vdekje të drejtuesit të motorit, i cili u transportua me autoambulancën e EKAV në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ku u konstatua vdekja.
Policia rrugore po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.