Ditën e sotme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri në orët e mesditës reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë.

Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.

Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dyja vlerat (si në ato darkës ashtu dhe ato të mesditës).

Në relievet malore vlerat minimale pritet të arrijnë vlerat deri në 7 gradë celcius ndërsa ato të mesditës jo më shumë se 22-24 grad përgjatë ultësirës perëndimore.

Vlera këto që janë disa gradë më pak sesa mesatarja mujore klimatike për vendin tonë.