Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu pasdite në pjesën veriore të vendit.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 7 deri në 14 gradë, ndërsa temperatura maksimale parashikohen nga 14 deri në 16°C në veri, ndërsa nga 19 deri në 23°C në zonat e ulëta dhe pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim perëndim me shpejtësi 12-25 m/sek dhe dallgëzim te forcës 6-7 balle në det të hapur .
Prej ditës së premte vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’ duke lënë pas dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe disa qarqe të tjera të vendit.