Shpallet në kërkim 31-vjeçari në Mallakastër, la shtatzënë 16-vjeçaren dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene.

Sipas një njoftimi për mediat, policia thotë se 16-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe ka sjellë në jetë një fëmijë, për të cilin ka deklaruar se i ati është pikërisht 31-vjeçari.

“Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin B. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H”, thuhet në një njoftim të policisë.

Share This Article