”Benz-i” merr flakë në ecje, shpëtojnë mrekullisht 2 udhëtarët

Jugulajm.net
1 Min Read

Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier – Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se automjeti ka qene i markës “Benz”, ndërkohë që në të udhëtonte shoferi dhe një pasagjere.

Pas marrjes së sinjalit në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse që bën të mundur shuarje e zjarrit, ndërkohë që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme as shoferi e as pasagjerja.

Policia punon për zbardhjen e rrethanave se si u shkaktua zjarri në automjet.

Share This Article