Këtë të hënë rreth orës 08:00, në fshatin Spolat Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65-vjeç.
Sipas informacioneve, ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.