Autoritet italiane kanë shkatërruar një rrjet të trafikut të kokainës, ku kanë arrestuar 4 persona mes tyre 2 shqiptarë.

Sipas mediave italiane në këtë aktivitet kriminal dyshohet se janë përfshirë 19 persona.
Personat e arrestuar janë dy shqiptarë dhe dy italianë rreth moshave 39 deri në 65 vjeç.

Hetimet për këtë grup kriminal kanë nisur që në fund të vitit 2020, ku me anë të përgjimeve telefonike dhe ambientale u bë e mundur mbledhja e të dhënave, ku kreu i bandës ishte një shqiptar.

Fitimet e këtij grupi shkonin deri në 8 mijë euro në javë. Ata kujdeseshin që lëndën narkotike ta fshihnin në disa lugina në disa zona të pyllëzuara në periferi të Portoferraio, të cilat megjithatë u zbuluan nga karabinierët.