Përfshihet nga zjarri makina, ishte duke ecur kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një automjet është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë Vlorë.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në autostradën e Vlorës, në vendin e quajtur “Kripa”.

Makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur