Ditën e sotme janë regjistruar të shtënat me armë zjarri në Tiranë ku një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Lorenc Kosta.

Gjithashtu dyshohet se se shkak u bë xhelozia.

Efektivi i policisë, i cili ishte jashtë shërbimit ka goditur me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin, ku ky i fundit është dërguar në Spitalin e Traumës.

Autori Erjon Goxharaj qe paraqitet edhe ne foto, ka qëlluar në këmbë dhe kofshë me armë 45-vjeçarin, pasi dyshohet se ky i fundit i ka ngacmuar parnteren.