Një 37-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim është ekstraduar ditën e sotme nga Rumania.
37-vjeçarja Aurelia Bratianu është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 5 vite burg. Rumunia përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve.
“Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.
Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar”, njofton policia.




