35-vjeçari piu fotoksinë, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Jugulajm.net
0 Min Read

35-vjeçari me inicialet S. M., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë në banesën e tij në fshatin Morave.

Ai është transportuar menjëherë në spital, ku është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia raporton se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article