Një i moshuar është arrestuar, pasi akuzohet se dogji aksidentalisht 10 ha tokë dhe 320 ullinj.

Mësohet se në pranga ka rënë një 63-vjeçar me iniciale B.H banues në fshatin Kocul, Vlorë.

Njoftimi i Policisë: 

Ndezi zjarr në fshatin Mërtiraj për të pastruar barërat në kullotën e tij dhe si pasojë u dogjën 10 ha tokë dhe 320 rrënjë ulliri, arrestohet 63-vjeçari. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Selenicë vuri në pranga shtetasin B. H., 63 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë.