Pasditen e diel midis Brescia dhe Mantuas në Itali një 16-vjeçar shqiptar u përfshi në aksident së bashku me katër persona të tjerë.

16-vjeçari Lorenzo Çela për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën në spital dhe pritet që që të kryhen procedurat për heqjen e organeve. Ai brenda një muaji do të kishte mbushur 17 vjeç.

Lorenzo, një lojtar i ri premtues nga Desenzano Calcio, po udhëtonte me makinë me të dashurën dhe nënën e saj. Për arsye ende të paqarta, automjeti i tyre u përplas me një automjet tjetër që vinte nga ana e kundërt. Nëna e të dashurës së Lorenzos ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

16 vjeçari kishte një pasion të madh për futbollin dhe luante me ekipin e të rinjve të Desenzanos.