Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorë të dyshuar të zjarrvënieve në fshatrat Zhulat dhe Karat.
Konkretisht, Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe Stacioni i Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. P., 49 vjeç, banues në fshatin Taroninë dhe F. A., 62 vjeç, banues në Këlcyrë.
49-vjeçari ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Shpë”, Zhulat, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, ndërsa shtetasi F. A. ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Jenigez”, Karat, për të djegur mbeturinat.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, në të dyja rastet, janë djegur sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në këto zona.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.