Motrat Mariela dhe Antonela Berishaj janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi akuzohen se janë pas dhunës fizike të një vajzë të identifikuar si Klea Prenga.
E reja ka denoncuar në instagram se është dhunuar nga një person teksa po darkonte në një lokal në Tiranë të martën e 6 gushtit.
Në fotot dhe videon e postuar në instagram vajza duket se ka dëmtime të rënda në fytyrë. Dy motrat janë shpallur në kërkim për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe.