Zyhdi Shehu, autori i dyshuar i vrasjes në azilin për të moshuar në kryeqytet, ka qenë historian dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës. Gjithashtu ai është edhe autor i disa librave të historisë.
Por, mësohet 78-vjeçari rreth 1 vit më parë është dërguar në azilin privat të pleqve në kryeqytet, pasi ka shfaqur probleme me sklerozën.
Zyhdi Shehu në orët e para të mëngjesit të sotëm ka goditur disa herë me shkop shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Sherri nisi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (8 Gusht) dhe rezultoi tragjik për 82-vjeçarin, i cili humbi jetën si pasojë e goditjeve të marra në kokë e pjesë të trupit.
Kush është Zyhdi Shehi:
Ai ka lindur me 11 dhjetor 1946 ne fshatin Bago te Kavajes. Diplomuar ne Institutin Pedagogjik te Shkodres per gjuhe-letersi. Me pas, ka mbaruar me korrispondence Fakultetin Filologjik te Tiranes per gjuhe-letersi.
Pas nje periudhe pune si mesues, ne vitin 1982 nis punen ne Muzeun Historik te Kavajes. Ne vitin 1996, pas botimeve te artikujve te shumte ne fushen e historise dhe etnografise se zones, del me librin e pare, monografine kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.
Me pas, ne vitin 2000, monografine Andrea Ekonomi, “Mesues i Popullit”, “Kavaja, figura te shquara historike” 2005, “Indrit Cara”, 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka e Diplomati Stavro Stavri”. Per merita ne pune i eshte dektretuar ne vitin 1990 medalja “Naim Frasheri”.