Një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur në aksin Elbasan-Rrogozhinë.
Kamioni ka dalë nga rruga dhe gjysma e trupit të tij ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo rrethanat e aksidentit, por shihen qytetarë që kanë ndaluar makinat për t’i ardhur në ndihmë shoferit.
Ndërsa policia ende nuk ka mbërritur në vendngjarje.