Largimi masiv i shqiptarëve, veçanërisht i të rinjve, është kthyer në fenomen shqetësues.
Në një intervistë për median gjermane ‘Der Spiegel’, Kryeministri Edi Rama ftoi pensionistët gjermanë që të vijnë në Shqipëri dhe të kalojnë pleqërinë buzë detit.
‘Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.- tha Rama në fund të intervistës.
Zyrtarisht sipas INSTAT, në janar të vitit 2022, popullsia banuese e Shqipërisë ishte rreth 2.8 milionë banorë, nga 2.9 milionë banorë që ishte në vitin 2011 kur u bë dhe Censi i fundit i popullsisë. Shkak i uljes është dhe ritmi i lartë i emigracionit, i cili është rigjallëruar vitet e fundit.