Himariotët i drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së tyre, 15 muaj pasi zgjodhën Fredi Belerin, i cili u dënua me dy vite burg për blerje votash.

Këto zgjedhje pritet t’i japin fund sagës së një bashkie pa kryetar, pas arrestimit të Fredi Belerit, e më pas edhe të kryetarit të detyrë Jorgo Goro.

23 mijë e 74 qytetarë të Himarës janë thirrur t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Qendrat e votimit jane hapur ne oren 7:00 dhe do te qendrojne deri ne oren 19:00.