EMRAT/ Shpërthen makina në qendër të qytetit, plagosen 2 vëllezër

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Gramshit pasditen e sotme, teksa një makinë ka marrë flakë.

Ende nuk dihet nëse automjeti ka shpërthyer prej një lënde plasëse apo ka pasur një defekt.

Por sa bëhet me dije, dy vëllezër kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi, shoferi dhe pasagjeri.

Porsa kanë ndezur çelësin e makinës e tipit “Ford Focus”, ajo ka shpërthyer, duke i lënduar rëndë.

Të dy janë transportuar në spital, teksa identiteti i vëllezerve bëhet me dije se janë Algert dhe Eraldi Mine.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.

Share This Article