Një i burgosur në burgun e Fushë-Krujës ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Mësohet se i burgosuri Afrim Shaqiri u dërgua nga ambjentet e burgut në spital pa shenja jete.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, por dyshohet për shkaqe natyrale pasi viktima ka qenë përdorues narkotikësh dhe trajtohej me metadon.
Për caktimin e shkakut të vdekjes ë 39-vjeçarit pritet ekspertiza mjeko-ligjore.