Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta. Në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha shkruan se viti i ri duket se ka nisur premtues në fushën e arrestimeve dhe goditjeve të Policisë së Shtetit.

Por po ashtu lë të kuptohet se do të ketë edhe prangosje të tjera, edhe pse nuk përmend emra.

Gjokutaj akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është vënë në pranga bashkë me dy zyrtarë të tjerë të MF-së, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtoresha juridike e Ministrisë së Financave, Fatmira Hoxha.

Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar 1.2 milion euro (1.5 miliardë lekë) dëme shtetit. Arrestimi është kryer ditën e sotme, një muaj pas vënies në pranga të qytetarit Ilir Thana, të cilin akuzohen se e kanë ndihmuar të përfitonte disa herë rimbursime nga paratë e shtetit për një godinë dhe një truall.