Një 13-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht duke u mbytur në lumin Drin.

Policia jep detaje mbi ngjarjen:

Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.