Një aksident automobolistik ka ndodhur këtë mesdite në aksin rrugor që lidh Peshkëpinë me Selenicën.
Mësohet se një 46-vjeçar, duke drejtuar një automjet i tipit “Toyota” ka përplasur një të moshuar.
Ky i fundit është dërguar urgjentisht për kurim në spital.
“Sot, në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, në afërsi të fshatit Lubonjë, shtetasi A. N., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin I. Xh, 83 vjeç (këmbësor) i cili do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.