Korrespodenca e poetit Lasgush Poradeci me Musine Kokalarin ishte në fokus të mbrëmjes letrare të organizuar mbremjen e djeshme në Gjirokastër në memorialin “Muza Ime”. Kater letra dërguar Poradeci Musinesë dhe dy vajza gjirokastrite poetit të madh i’u dhuruan këtij memoriali nga e bija e poetit te madh, Maria Gusho.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Për Arjeta Kokalarin drejtuesen e memorialit, ishte kënaqësi që aktivitetetet në këtë qendër startojnë me një event të tillë.
Memoriali “Muza Ime” u çel para dy javësh në nder të disidentes Musine Kokalari.