Horoskopi sot:

Dashi

Në këtë ditë yjet ju këshillojnë që të shikoni përpara dhe të lini larg historitë që duket se nuk shkojnë askund. Keni shumë angazhime në punë por nëse menaxhohen mirë mund të sjellin kënaqësi të madhe.

Demi

Ju keni Mërkurin në shenjën tuaj prandaj është një kohë e shkëlqyer për takime. Në punë jeni të detyruar të bëni edhe gjërat që nuk ju pëlqejnë.

Binjakët

Në këtë ditë të dytë të qershorit ndjenjat bëhen të rëndësishme. Për sa i përket punës, mund të ketë një ndryshim ose transferim të vendndodhjes, kini kujdes.

Gaforrja

Ky është një qiell që favorizon marrëdhëniet dhe hëna në shenjën tuaj ju ndihmon nga ky këndvështrim. Në punë ka nervozizëm dhe, ndoshta, ndiheni pak nën presion. Mundohuni të shkëputeni të paktën sot.

Luani

Në dashuri ka diçka për të sqaruar kështu që shfrytëzojeni këtë ditë për t’i treguar partnerit tuaj se çfarë mendoni. Në punë ka pak konfuzion por së shpejti do të arrini ta përfundoni atë projekt të rëndësishëm.

Virgjëresha

Duhet të përfitoni nga kjo ditë për të përjetuar disa emocione të reja dashurie. Në punë, nëse tashmë keni një biznes që funksionon, do të arrini sukses të madh.

Peshorja

Në këtë ditë ka disa dyshime për dashurinë dhe duhet të prisni gjysmën e muajit për të pasur pak më shumë qetësi. Shumë gjëra kanë ndryshuar në punë, por jini të lumtur për këtë.

Akrepi

Dita do të jetë me nervozizëm nga pikëpamja e dashurisë, bëni kujdes. Në punë, nëse keni një propozim për të bërë, bëjeni por me shumë kujdes.

Shigjetari

Në dashuri ndodheni në një situatë paqësore dhe ndjenjat do jenë edhe më të favorizuara. Në punë, të gjitha projektet e reja që kanë mbetur të papërfunduara deri më tani do të kenë mundësi të bëhen realitet.

Bricjapi

Nëse jeni beqarë mund të keni grumbulluar disa dhimbje por duhet të mësoni të shikoni përpara. Ju keni shumë dyshime për punën, por kjo është koha për të zgjedhur se në cilin drejtim të shkoni.

Ujori

Keni shumë gjëra për të sqaruar në marrëdhënien tuaj ndaj shfrytëzojeni rastin për të biseduar me partnerin. Në punë keni Saturnin në kundërshtim, por nuk duhet të dorëzoheni.

Peshqit

Hëna është e favorshme dhe ju lejon të përjetoni emocione të forta. Në punë, ndiqni rrugën tuaj dhe dini më mirë se kushdo se çfarë dëshironi për veten tuaj.